Kryeziu: Opozita ka pasur mundësi ta krijonte qeverinë me vota
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Ai hodhi kritika për partitë ish-opozitare, duke thënë se ato nuk ishin kreative.
“Nuk bëhet luftë politike në parlament për kryetarin e Kuvendit. Kryetari i Parlamentit është i të gjithëve, është një lloj spikeri, domethënë është ceremonial por edhe vendimmarrës. Aty nuk bëhet luftë dhe ne kemi bërë përpjekje që të tejkalohet kjo situatë. Lufta bëhet për pushtet”, deklaroi Kryeziu në Klan Kosova.
“Ideja fillestare atëhere ka qenë e njerëzve në parlament dhe jashtë parlamentit që opozita me formu qeverinë, se kisha mundësi që opozita me kriju qeverinë, me vota. Ka qenë problemi me vota, i ka pasur 61 ose 62 vota me minoritetet joserbe dhe 10 minoriteti serb 72 vota, domethënë ka mundur me kriju qeverinë”, theksoi ai.

