21:59 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / S Z

Kryeziu pas deklaratës së Kurtit për Asociacionin: Kryeministri nuk tha asgjë të re

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti, i cili  tha se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Kryeziu përmes një statusi në “Facebook”, ka pohuar se Kurti nuk ka thënë asgjë të re lidhur me asociacionin, i cili ndodhet tek dy ish marrëveshje, për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçi.

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”, ka shkruar Kryeziu në Facebook./Indeksonline/