Kryeziu përfundon mandantin e ambasadorit, i dhuron “Prizrenin” presidentit portugez!

Ambasadori i Kosova në Portugali, Ylber Kryeziu, është takuar me presidentin e portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa.
Kryeziu, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në shenjë mirënjohjeje për Pallatin Presidencial ka pikturuar vendlindjen e tij Prizrenin.
Tutje bëri të ditur se ka përfunduar mandatin e tij si ambasadori i Kosovës në Portugali, por që ndjehet i lumtur, mirënjohës dhe krenarë për të gjitha arritjet përgjatë këtyre viteve dhe për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe, Kosovë-Portugali.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Pikturova edhe vendlindjen time dhe kësaj radhe për Presidentin e Republikës, Shkelqesinë e Tij, Marcelo Rebelo de Sousa.
Prizreni, mbi tokën dimërore dhe nën dritën e hënës që mbanë të zgjuar pasurinë monumentale të të gjitha kohërave.
Një shenjë mirënjohjeje për Pallatin Presidencial ku hodha hapin tim të parë si Ambasador i parë rezident i Kosovës në Portugali.
Dhe ndërsa po largohem nga aty ku fillova, e ndjej se jam i lumtur, mirënjohës dhe krenarë për të gjitha arritjet përgjatë këtyre viteve dhe për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe, Kosovë-Portugali.
Falenderova Presidentin Marcelo për mbështetjen e palëkundur dhe kujdesin që ka treguar për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Një selfie për ne, një foto që më kishte munguar nga shumë të tjerat që kam me Presidentin e njohur nga thjeshtësia dhe fisnikëria e Tij, një përsonalitet i shquar me tërësi vyrtytesh nga madhështia e Tij.
Le të vazhdojë të lulëzojë miqësia dhe lidhja jonë.