75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / KV

Kryeziu: Propozimi i Gërvallës s’është as hap real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik

Ismet Kryeziu nga KDI-ja ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të kuvendit s’është hap real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik

Ai ka shtuar se VV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë e tjera.

“Propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të kuvendit nuk është një hap as real e as serioz drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik. Por një mënyrë për t’i thënë opozitës, atë që në VV e kanë thënë jo formalisht ‘’se pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, me çfarë kandidatë do vijmë, do kërkoni që t’ju kthejmë Albulena Haxhiun’’. VV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.