75 Mall Live Search
17:28 / E Martë, 22 Mars 2022 / OSH

Kryeziu renditet e 48-ta në Vuokatti 2022

Skitarja kosovare Kiana Kryeziu në garat e sotme në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj (EYOF Vuokatti) është renditur e 48-ta në disiplinën e sllallomit.

Pas dy lëshimeve, Kiana përfundoi garat me kohë 1 minutë e 46.56 sekonda, +17.82 sekonda prapa vendit të parë, përcjell KosovaPress.

Kiana në disiplinën e sllallomit të madh ka lënë pas vetes nëntë garues, kurse 13 garuese të tjera nuk e përfunduan shtegun në lëshimin e parë ose të dytë.

Po ashtu, në mesin e atyre që dolën nga shtegu në lëshimin e parë ishte edhe skitarja tjetër e ekipit kosovar, Arba Pupovci.

Ndërkaq, nesër skitarët tanë do të garojnë në kualifikime të sllallomit paralel.