75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 23 Janar 2026 / Z S

Kryeziu: Secili që ka guxuar të fusë duart në votat është ballafaquar me forcën e ligjit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka treguar se manipulimi i votave nuk është bërë më 28 dhjetor, por ditëve të tjera kur kryesit e tyre menduan që do të manipulojnë me vullnetin e qytetarit larg syve të drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ka kandidatë që ka falsifikuar mbi 6 mijë vota, e ku theksoi se secili që guxoi t’i fus duart në votën dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit.

”Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave, edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzh të tolerancës, këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindra, por bëhet fjalë për shumë mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara. Ka kandidatë që vetëm për kandidatët e subjekteve të caktuara politike kanë nga 100, 200, 500 e deri mbi 6 mijë vota. Pra, deri mbi 6 mijë vota janë të falsifikuara për një kandidat”, tha ai.

Konferenca po vazhdon ende../Indeksonline/