75 Mall Live Search
09:07 / E Premte, 25 Prill 2025 / H F

Kryeziu: Shoqëria kosovare funksionon përtej kufijve që i ofrojnë partitë dhe institucionet

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se shoqëria kosovare funksionon përtej kufijve që ofrojnë partitë politike dhe institucionet, përcjell Periskopi.

Duke i komentuar zhvillimet në kuvend, Kryeziu ka vlerësuar se jeta në Kosovë ec shpesh më shumë stabilitet se sa ajo që ndodh në skenën politike.

“Nese për një moment e harron kuvendin dhe e largon vëmendjen nga zhvillimet politike, e sheh se shoqëria kosovare funksionon pertej kufijve se çka na ofrojne partitë dhe institucionet. Njëfarë mënyre, jeta reale në Kosovë ec perpara, shpesh me më shumë stabilitet dhe normalitet, sesa ajo që ndodh në skenën politike”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.