21:41 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Kryeziu tregon a do të luaj kundër Bullgarisë

Edhe pse sonte nuk u paraqite në fanellën e “Dardanëve” për shkak të lëndimit, megjithatë, Hekuran Kryeziu shprehet i kënaqur më atë që shfaqen bashkëlojtarët e tij kundër Danimarkës.

Kosova dhe Danimarka sonte luajtën baras 2-2 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen miqësore.

Kryeziu i tha RTK-së është i ngazëllyer me paraqitjen e Kosovës në duel me danezët. Ai shpreson se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës mes Kosovës dhe Bullgarisë, sfida e parë e kualifikueseve për Evropianin 2020.

“Jam shumë i kënaqur me lojën e skuadrës sime, dhe nuk është befasi loja e mirë, sepse e kam ditur se çfarë ekipi kemi”, tha Kryeziu.

“Për të hënën nuk e di, shpresoj… Sikur të mos shpresoja nuk do të vija në Kosovë. Shpresat ekzistojnë, por e rëndësishme është se ne kemi një skuadër shumë të mirë dhe ata 11-të lojtarë që do të jenë në fushë do të japin më të mirën”, theksoi Kryeziu.