75 Mall Live Search
12:44 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / S Z

Kryeziu: VV-ja duhet ta ndërrojë emrin e Haxhiut, ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja

Ismet Kryeziu nga KDI-ja pas dështimit të 29-të me radhë të Vetëvendosjes për të zgjedhur Albulena Haxhiun si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare, tha se VV-ja duhet të bëjë lëvizje të përgjegjshme politike dhe ta ndërrojë atë.

“VV-ja tashmë duhet të bëjë lëvizjen e përgjegjshme politike dhe të domosdoshme për të zhbllokuar ngërçin institucional, të ndryshojë kandidatin, duke propozuar një emër që mund të marrë mbështetje edhe nga partitë tjera, si hap i zhbllokimit dhe konstituimit të Kuvendit”.

“Ose të ulen me subjektet e tjera politike, për të arritur një dakordim për të çuar vendin në zgjedhje të reja, duke e kthyer legjitimitetin dhe vendimmarrjen te qytetarët”, tha ai.