75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kryhen 2 rastet e para me laparaskop në Kirurgjinë Pediatrike

Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike,  u realizuan  dy intervenimet e para  me kirurgji minimale invazive, me laparaksop.

Rasti i parë ka qenë një 13- vjeçar , i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit (zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë.

Intervenimi u krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një dite qëndrimi në spital.

Rasti i dytë, një pacient i moshës 10- vjeçare, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzën e tëmthit).

Pacienti është liruar pas dy dite qëndrimi në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike, sepse është me invazion minimal .

Pacientët e operuar, pas operacionit e marrin veten shumë më shpejt, i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet shkalla e invaliditetit dhe qëmdrimit në spital.

Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrikë, anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor do vazhdojnë të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.