75 Mall Live Search
16:03 / E Diele, 15 Maj 2022 / AR

Kryhen pjesët e para në pesë ndeshjet e BKT Superligës, ja rezultatet

Janë kryer pjesët e para të pesë ndeshjeve që po zhvillohen në BKT Superligë, në xhiron e parafundit për këtë sezon.

Në ndeshjen mes Drenicës dhe Ballkanit nuk është shënuar asnjë gol, ndërsa Dukagjini dhe Llapi i shënuan njëra-tjetrës nga një gol.

Nga një gol i shënuan njëra-tjetrës edhe Gjilani dhe Llapi, me këtë të fundit që e barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në dy ndeshjet tjera, ato mes Ulpianës dhe Feronikelit, si dhe Prishtinës dhe Dritës, nuk  pati gola.