75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 10 Mars 2022 / AR

Kryhet një intervenim në QKUK që më herët nuk është bërë në Kosovë

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim, i cili më herët nuk është bërë në Kosovë.

Bëhet fjalë për korrigjim të kafazit të kraharorit me Pectus Bar (pjesë metalike e vendosur në pjesën e përparme të gjoksit).

Pa pasur zgjidhje tjetër, qytetarët që kishin nevojë për këtë lloj operacioni, viteve të kaluara kanë kërkuar mjekim në shtetet e huaja, duke shpenzuar mijëra euro.