75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 31 Maj 2022 / AR

Kryhet një operacion i rrallë te 84-vjeçari në QKUK

Në Klinikën e Pulomologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim, ku ekipi i Kabinetit të Bronkoskopisë i ka larguar pacientit një trup të huaj, i cili i kishte shkaktuar penumoni të rëndë, si pasojë e pengesës në bronk.

Pacienti mashkull, me inicialet M.H., i lindur në vitin 1938, tash është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përcjelljen e vazhdueshme të mjekëve, ndërsa pritet të lirohet për në shtëpi brenda javës.