Kryhet pushimi i mërgimtarëve, kolona e pritje deri në 4 orë pranë Merdares

Ditët e pushimit duket se kanë përfunduar për shumicën e bashkatdhetarëve tanë nga mërgata.
Ata tani kanë marrë rrugën për në perëndim, duke ua mësyer pikave kufitare të Kosovës.
Një nga pikat kufitare me më së shumti fluks qarkullimesh është Merdara.
Kolonat drejt kësaj pike kufitare janë zgjatur deri në 3 kilometra, teksa pritja është deri në 4 orë.

Sipas MPB-së, pritje ka edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, dhe te ajo në Muçibabë./Indeksonline/
