75 Mall Live Search
08:06 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / MSH

“Kryqëzohet” për barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia, Einxhel: Ju dalsha dhe në ëndërr ishalla!

Gazetarja shqiptare Einxhel Shkira ditët e fundit ka marrë shumë komente me gjuhë të urrejtjes, për shkak të ekspozimit të barkut të saj shtatzënë.

Komentet e tilla siduket i kanë mbushur kupen Einxhelit, e cila vendosi që t’i ekspozojë disa prej tyre, duke i postuar në Instastory bashkë me përgjigjet e saj.

Ajo tha se nuk i toleron dot gratë që mundohen të shfuqizojnë gratë e tjera, pasi pranoi komente si “na ke lodhë me ketë bark”, “po e fsheh keq” e kështu me radhë.

Ndaj gjithë këtyre komenteve, Einxhel pati një mesazh.

“E si përfundim, ju dalsha dhe në ëndërr ishalla, se më të bukura s’keni pas” shkroi ajo në Instagram, duke postuar fotografi me bark të rrumbullakosur.

Ajo postoi dhe një tjetër shkrim të gjatë se përse nuk i fal paragjykimet dhe ofendimet, as ato të grave, ndonëse është feministe./Indeksonline/