Kryqi i Kuq i Kosovës, mundëson ndërgjegjësim masiv te nxënësit e Kosovës për dhënien e ndihës së parë

Kryqi i Kuq i Kosovës në javën e Kryqit të Kuq, ka mbajtur aktivitetin tashmë tradicional “Garat e Ndihmës së Parë”, niveli Regjional.
Nxënësit e shkollave të mesme, në komunat e Kosovës garuan duke improvizuar dhënien e ndihmës së parë fillimisht duke garuar shkollat e mesme mes vete brenda komunave , e që njihet si gara komunale, apo sipas Kryqit të Kuq të Kosovës, gara e nivelit të parë.
Më pas nga secila komunë është përzgjedhur fituesi i vendit të parë, që fiton të drejtën e garimit të metëjmë në garat regjionale, i njohur si gara e nivelit të dytë, të cilat u zhvilluan sot në 6 regjone të Kosovës. Regjionin e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Ferizajit dhe Gjilanit.
Pastaj vendet e para të garave regjionale fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në garën republikane që do të mbahet me 12 shtator.
Pra, këto gara kanë tri nivele; 1. Garë komunale; 2. Garë regjionale dhe niveli 3. Garë republikane.
Në garat Regjonale fituese kanë dalë : Në regjionin e Prishtinës fituese është ekipi i nxënësve nga Podujeva, në regjionin e Mitrovicës fitues ka dalë Skenderaji, në regjionin e Pejës fitues është Klina, në atë të Prizrenit fitues është Dragashi, kurse në atë të Ferizajit fitues është Hani i Elezit, ndërsa në atë të Gjilanit fitues është Novobërda.
Për Indexonline, Armend Shala, zyrtarë për informim në Kryqin e Kuq të Kosovës ka thënë se qëllimi i garave është të rriten njohurit se si duhet dhënë ndihma e parë një të aksidentuari (lënduari). Sipas tij ky ushtrim garues bëhet në formë demonstruese sa më reale për të arritur objektivat e synuara të trajnimit ku kanë marrë pjesë mbi 2 mijë nxënës të Kosovës.
“Në kuadës të javës së Kryqit të Kuq të Kosovës janë mbajtur “Garat e Ndihmës së Parë”. Qëllimi i këtyre garave është vetëdijesimi i nxënësve për dhënien e ndihës së parë në rast të lëndimit. Janë zhvilluar trajnime për dhënien e ndihës së parë në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës, ku me pasë ato kanë garuar mes vete në nivel komune, e sot ato kanë garuar në nivel regjioni, e që me 12 shtator do të garojnë në nivel Republike. Janë involvuar diku mbi 2000 nxënës në tërë Kosovën mbi sensibizimin e dhëniës së ndihës së parë gjatw trajnimeve. Karakteristikë e garave të këtij viti është rikthimi i këtij aktiviteti pas dy viteve pauzë për shkakë të pandemisë.”- ka thënë Shala.
Ai ka shtuar se të gjithë pjesëmarrësve u është shpërndarë mirenjohje, ndërsa vendet e para janë shpërblyer me mirënjohje dhe kupë fituese.
Në garat republikane do të garojnë: Podujeva, Skenderaji, Klina, Dragashi, Hani i Elezit dhe Novobërda.








