Kryqi i Kuq i Kosovës alokon 10 mijë euro për Shqipërinë
Kryqi i Kuq i Kosovës ka alokuar të mërkuren 10 mijë euro për Shqipërinë, pas tërmetit vdekjeprurës, shkruan Indeksonline.
Në bazë të vendimit, Kryqi i Kuq ka alokuar 10 mijë euro nga Fondi Emergjent.
Për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë edhe komunat e Kosovës kanë alokuar shuma simbolike.
Komuna e Prishtinës ka dhënë 50 mijë euro, kurse ajo e Mitrovicës 20 mijë euro./Indeksonline/
