75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / mp

KShMShK-ja, i bënë bashkë ankesat rekorde të punëtorëve të ATK-së

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KShMShK) për shkak të numrit të madh të ankesave të pranuara nga punëtorët e  Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i kanë bërë bashkë me një lëndë në mënyrë që të mund të nxjerrë një vendin të përbashkët.

Në procesin e ristrukturimit të administratës në ATK janë  163 punëtorë të ATK-së, që kanë deponuar ankesë në KShMSh, duke qenë se është numër rekord i lartë i ankesave, institucioni ka vendosur ti bashkoj të gjitha ankesat dhe të marrë vendim të përbashkët. “IndeksOnline” ju sjell vendimin që ka marrë KShMSHK-ja.

Ndryshe në fund të vitit të kaluar në emër të ristrukturimit, pa konkurs dhe me dyshime për shkelje të ligjit, vendimet për emërimet e drejtorëve në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), nga Ushtruesi i detyrës të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj, ka shkaktuar kaos në arkën e shtetit. Drejtorë të emëruar në departamente të rëndësishme, punonjës në departamente të ndryshme  kanë refuzuar vendimet dhe si pasoj shumë vendime në departamente kanë shkaktuar probleme të brendshme dhe se kjo kishte ndikuar edhe në funksionimin e ATK-së. /IndeksOnline/