KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve 35.13 për qind
Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se deri në ora 17:00 jehona e votuesve ka arritur 35.13 për qind, apo afro 600 mijë qytetarë kanë realizuar të drejtën e votës.
Sipas këtij institucioni, Komuna e Kriva Pallankës prin me numrin më të madh të votuesve që kanë realizuar të drejtën e tyre të votës, derisa më e ulët ishte ajo Zhelinës.
Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me listat e përfolura që janë paraqitur në sajtet ruse, tha se gjithçka po rrjedhë siç duhet dhe gjithçka është në rregull, ndërsa me spekulime të karakterit të politikës ditore nuk dëshiron të merret. Lidhur me vendvotimin në “Ramni Gaber”, Studeniçan, që nuk ishte hapur me kohë, Derkoski e përsëriti informatën që paraprakisht e tha zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska, se sipas raportit të KKZ-së bëhet fjalë për revoltë të qytetarëve ndaj pushtetit lokal.
“Për ato shkaqe vendvotimi nuk ishte hapur mbi tre orë. Në pajtim me Kodin zgjedhor, atje nuk mund të mbahet votimi”, tha kryetari i KSHZ-së. Disa nga ekipet e gazetarëve u ankuan se nuk kanë mundur ta ndjekin votimi në vendvotime sepse u janë kërkuar akreditimet, ndaj çka Derkoski ishte decid se me atë edhe praktikisht po tregohen dobësitë e sistemit tonë zgjedhor. “U tregua në vepër dobësia më e madhe e sistemit tonë zgjedhor dhe të këshillave vendorë prej fillimit të fushatës dhe shpalljes së zgjedhjeve. TË gjithë KKZ-të morën udhëzime se akreditimet nga shtëpitë mediale janë të mjaftueshme për prani në vendvotime kur bëhet fjalë për mediumet vendore.
Akreditimet nevojiten vetëm për gazetarët e huaj. Shtypëm doracakë, xhiruam video doracakë dhe kryem trajnime në mënyrë maksimalisht transparente, por jo të gjithë e kuptojnë detyrën me përgjegjësi. Dihet saktë çka dhe si mund të bëhet në vendvotim. Mjafton të hapet doracaku që qëndron në byro”, tha Derkoski.