75 Mall Live Search
18:46 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / S Z

KShZ: Deri ora 17:00 votuan 39,33% e qytetarëve në zgjedhjet presidenciale, kurse në parlamentare 45,88 %

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se sa qytetarë dolën për të votuar deri në ora 17:00 në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Sipas KShZ-së, në zgjedhjet presidenciale deri në ora 17:00 dolën për të votuar 707,657 persona që në përqindje janë 39,33.

Ndërsa për zgjedhjet parlamentare dolën për të  votuar 45,88 për qind e qytetarëve apo 828,029 persona.