75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Kthehen 55 persona nga diaspora, drejt e në karantinë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se 5 qytetarë nga vendet e ndryshme të botës janë kthyer në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Ata u u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë.

Abdixhiku përsëri ka bërë thirrje që persona që nuk kanë ndonjë urgjencë të mos kthehen në Kosovë.

Njoftimi:

Mission complete!

Edhe 55 qytetarë tanë – nga vende të ndryshme të botës – i kthyem sot në Kosovë. Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim.

Si Ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit. I falenderojë të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit.

I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi.