75 Mall Live Search
12:33 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Funksionalizohen plotësisht sallat e Ortopedisë

Klinika e Ortopedisë ka funksionalizuar plotësisht sallat operative, pas renovimit të hapësirave të tyre, me kërkesë të Inspektoratit Shëndetësor.

Në përputhje me rekomandimet, menaxhmenti i SHSKUK-së ka marrë të gjitha masat e nevojshme, për të mundësuar ecurinë normale të punës.

Nga sot, në këtë klinikë, kanë nisur punën të gjitha sallat për operime dhe mjekët po kryejnë intervenime, sipas planit të rregullt operativ.