20:40 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Kthehen nga Gjermania 37 persona, drejt e në karantinë!

Foto ilustrim

Të gjithë ata që vijnë nga shtetet perëndimore për në Kosovë, po vendosen në karantinë, që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Indeksonline mëson se sot kanë arritur në Kosovë 37 persona nga Gjermania, të cilët janë karantinuar në Qendrën e Studentëve.

Kjo masë erdhi pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, ku deri më tani në Kosovë janë infektuar 224 persona, janë shëruar 37 dhe 6 kanë vdekur./Indeksonline/