75 Mall Live Search
23:05 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kthehet ekipa e “Speedomaniaks” nga Thumana: Dërgoni sa më shumë ushqim në Durrës

Grupi “Speedomaniaks” ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë vullnet të dërgojnë ndihma në Shqipëri të i japin prioritet ushqimeve të gatshme, shkruan Indeksonline.

Vigan Hajdari nga ky grup për Indeksonline ka bërë të ditur se ata vetëm sa janë kthyer nga Thumana për në Kosovë.

Ai ka thënë se në Thumane gjendja ishte stabile pasi kishin ushqim dhe veshmbathje, ndërsa në Durrës, sipas tij, gjendja ishte më kritike.

Ai ka bërë thirrje që të dërgojnë ushqime të gatshme(( sandvich të mbyllur të ftohtë) në Durrës.