Kthehet në funksion Qendra e Mamografisë, në Gjakovë

Pas një ndërprerje disa mujore është rikthyer në funksion qendra e mamografisë në Gjakovë.
“Nga data 1 Mars drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë marrëveshje (marrëveshje për shërbime të veçanta), me një Radiolog për Qendrën Mamografike që është e vendosur në QMF – Erenik (afër garazhdës së autobusëve)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës, përcjellë Indeksonline.
Qendra Mamografike punon çdo ditë pune dhe të gjitha gratë mund të bëjnë kontrollin për kancerin e gjirit, shërbim ky që ofrohet pa pagesë. /Indeksonline