75 Mall Live Search
15:55 / E Enjte, 21 Maj 2026 / Z S

Kthehet në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë objekti i uzurpuar në Komunën e Zveçanit

Drejtorati i Inspektoratit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës, kanë ndërmarrë sot një aksion për rikthimin në pronësi dhe në administrim të Agjencisë Pyjore të Kosovës, të një objekti në Komunën e Zveçanit.

Objekt që deri më tani ishte i uzurpuar dhe shfrytëzohej nga struktura paralele në veri të vendit.

Sipas njoftimit, ky veprim është ndërmarrë në bazë të vendimit të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Armend Muja, për racionalizimin e hapësirave administrative dhe optimizimin e shfrytëzimit të pronës publike.

Po ashtu është bërë e ditur se përmes këtij procesi po bëhet riorganizimi i hapësirave institucionale dhe orientimi më efikas i resurseve financiare, me qëllim që mjetet publike të ridrejtohen drejt investimeve konkrete për fermerët dhe zhvillimin e sektorit bujqësor.