11:28 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kthehet në rigjykim rasti i 39 të akuzuarve për krim të organizuar, në mesin e tyre ish-kryetari i Gjilanit

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosura sipas ankesave, e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore të datës 30.03.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara, kërkesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e 39 personave.

Çështja penale i është kthyer të njëjtës gjykatë për rivendosje, transmeton Indeksonline.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale Q.M., H.D., V.G., Q.S., I.R., M.N., M.K., H.M., F.H., D.B., A.H., R.M., S.Sh., G.K., Sh.Q., M.C.-Sh., I.F., B.M., H.I., F.O., H.A., S.Xh., Q.L., E.B., A.M., N.S., Z.F., A.M. dhe N.J. ,dyshohen për shkak të veprës penale “Krim i organizuar”, “Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autoritetit zyrtar”. Ndërsa B.K., A.P., Rr.H., F.Z., S.I., N.M., M.A., B.G., A.A. dhe A.S., për veprën penale “Krim i organizuar ” lidhur me “Keqpërdorim i autorizimit në ekonomi”, transmeton Indeksonline.

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryetari i Komunës së Gjilani,përkatësisht Qemajl Mustafa.

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe ankesave, vlerësoi se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë, duhet anuluar dhe kthyer në rivendosje, pasi i njëjti përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e të cilat si pasojë tërheqin edhe shkeljet e ligjit penal dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.