Kthehet në rivlerësim konkursi për drejtor të ACC-së, kandidatët e përzgjedhur s’i plotësonin kriteret

Është kthyer në rivlerësim konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Në qershor ishte shpallur lista, por që sipas monitoruesve asnjëri nuk e plotësonte kriterin e përvojës së punës.
Sipas “Corrëatchit”, me konkurs kërkoheshin 8 vjet përvojë punë profesionale, prej tyre pesë në pozita drejtuese dhe diplomë masteri, ose tre vjet përvojë pune në pozita drejtuese dhe doktoratë.
AAC-ja bashkë me Komisionin Shtetëror për Pranim në pozita të larta drejtuese i kishin poentuar me pikë maksimale Alban Ramabajën, Matej Krasniqin dhe Istref Nimanin.
Tre emrat ishte paraparë të dërgoheshin te Ministria e Infrastrukturës e cila kishte për detyrë që njërin ta rekomandonte për miratim në Qeveri.
IndeksOnline ka siguruar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për drejtor të ACC-së.









