20:12 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Kthehet në shtëpi dhe gjen aligatorin duke i rënë ziles

Një grua që sapo ishte shpërngulur në Karolinën e Jugut, është mirëpritur në lagje nga një skenë e pazakontë – një aligator që po i binte ziles së derës së saj.

Karen Alfano, e cila së fundmi u zhvendos në Myrtle Beach nga New Jersey, tha se kur arriti në shtëpi, e pa këtë aligator në derën e hyrjes kryesore të shtëpisë së saj, moment të cilin e regjistroi, ku ky zvarranik shihet se si ngjitet në këmbët e prapme dhe dukej sikur donte t’i binte ziles.

Mediave atje ajo i tha se ky takim ishte “gjëja më ‘cool’ që mund t’i ndodhte dikujt”.

Bëhet e ditur se ky aligator u largua më pas nga personat që merren me kapjen e tyre. /Indeksonline/