08:11 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kthehet në tokë astronautja, pas 328 ditëve në hapësirë

Astronautja e NASA-s, Christina Koch është rikthyer në Tokë pasi ka përfunduar me sukses fluturimin hapësinor më të gjatë, të bërë ndonjëherë nga një grua.

Ajo kaloi 328 ditë në hapësirë, dhe erdhi në tokë më 6 shkurt, shkruan Indeksonline.

Kështu ajo theu rekordin e mëparshëm të Peggu Whistson e cilia qëndori 288 ditë në hapësirë.

Ajo shpërndau fotografikë të Tokës dhe tregoi se cka do ti mungonte nga udhëtimi i saj.

“Cka do t’më mungojë? Bukuria e Tokës dhe mrekullia që krijuan njerëzit”, tha ajo.

Koch kaloi kohën e saj në hapësirë ​​duke kryer shumë eksperimentesh dhe hetimesh./Indeksonline/