Kthehet në tragjedi aksidenti në Shqipëri, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Levan-Tepelenë.
Një autoveturë dyshohet se është përplasur me një autobus.

Sipas informacioneve të reja, 3 persona kanë humbur jetën kurse 7 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Varibop dhe në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe policia, e cila po kryen hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti /albeu.com/