‘Kthehu kur të jesh pjesë e All Star’, historia e Rihanës me basketbollistin
Thuajse 4 vite më parë, basketbollisti i Philadelphia 76ers, Joel Embiid i propozoi për një lidhje këngëtares së famshme, Rihana, por kjo e fundit e refuzoi, duke i thënë se do ta mirëpriste propozimin, kur djaloshi të bëhej pjesë e All Star, apo skuadrës së yjeve.
Menjëherë pas sfidës, Embiid nuk i shpëtoi ngacmimit nëse do të kthehej sërish për t’i propozuar edhe njëherë Rhi Rhi-t, pasi tashmë i plotëson kriteret.
“Tani as që kam më interes për t’iu rikthyer asaj historie. Ka plot vajza të bukura, me të cilat ia vlen të rrish, sesa të kthehesh edhe njëherë pas”, u shpreh Embiid.