“Kthehu mbrapa këqyri krejt në sy…gjykatësja i jep një urdhër dëshmitarit!

Gjatë seancës, avokati mbrojtës Leutrim Himaj kërkoi nga dëshmitari Aurel Pajaziti që të verifikojë nëse personi që kishte grahur veturën Range Rover ditën kur u mor vetura me qira ndodhet në sallën e gjykimit, raporton Indeksonline.
“A mund të ktheheni nga salla dhe, nëse ju kujtohet, të na thoni nëse personi që ka ngarë atë ditë veturën Range Rover është prezent në sallë?” Pajaziti iu drejtua me vëmendje të dy të akuzuarve, Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës, për të konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre ishte i pranishëm atë ditë.
Megjithatë, dëshmitari mohoi duke thënë: “Atë person nuk e shoh në sallë”. Një kërkesë e tillë u kundërshtua paraprakisht nga avokati i Kokallës./Indeksonlie/