75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / AR

Kthim emocional i Ariana Grandes në skenë pas 7 vjetësh: “Më munguat”

“Është e pamundur të gjesh fjalë për këtë”, shkroi Grande në Instagram pas performancës. “Pra, për tani: faleminderit. Nga thellësia e zemrës sime. Ju dua më shumë sesa mund të përshkruajnë fjalët. Dhe më keni munguar”!

Këngëtarja 32-vjeçare, Ariana Grande, është përqendruar kryesisht në karrierën e saj si aktore vitet e fundit, transmeton Indeksonline.

Për shembull, ajo luajti rolin e Glindës në versionin filmik të Wicked . Grande gjithashtu publikoi albumin e saj Eternal Sunshine në vitin 2024 .

Performanca në Oakland ishte nata e parë e një serie koncertesh që Grande do të japë këtë muaj. Tifozët iu përgjigjën masivisht mesazhit të saj, duke folur për një rikthim emocional në skenë.

Këngëtarja dhe mikesha e saj Demi Lovato reagoi në mënyrë të ngjashme: “Mezi pres ta dëshmoj këtë magji”./Indeksonline/