75 Mall Live Search
15:56 / E Hënë, 04 Janar 2021 / k.v

Kthimi i bashkatdhetarëve/ Mbi dy orë pritje në Merdare për ta kaluar kufirin

Më shumë se dy orë po presin qytetarët për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi, në Pikën e Kalimit në Merdare, raporton IndeksOnline.

Bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në vendet prej nga vijnë për pushime ndërsa e ngarkuar mbetet edhe pika tjetër e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë, pritja është një orë e gjysmë ndërsa në atë të Muçibabës rreth gjysmë ore.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 15 e 15 minuta nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar në pikat tjera kufitare nuk ka kolona të gjata./IndeksOnline/