11:23 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / MSH

Kthimi i Buzëqeshjes, Ngritja e Shpresës: Përkushtimi i IPKO-së ndaj fëmijëve në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit”, IPKO organizon aktivitet për fëmijët që po trajtohen në Klinikën Hemato – Onkologjike të Pediatrisë, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, IPKO ka organizuar aktivitet në Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë, ku janë shpërndarë dhurata dhe janë mbajtur lojëra argëtuese për femijët e shtrirë në këtë klinikë. Në këtë ditë të vecantë për fëmijët, IPKO është përkujdesur që të sjellë buzëqeshje në fytyrat e vogëlushëve dhe t’ju lehtësoj për disa momente këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalojnë.

Ky aktivitet është vazhdimësi e përkushtimit të IPKO-s ndaj shëndetësisë e veçanërsisht ndaj fëmijëve.

IPKO është e përkushtuar në ngritjen e vetëdijes në luftën kundër kancerit dhe mbështetjen e pacientëve me kancer në komunitet. IPKO beson se ndërgjegjësimi dhe edukimi janë vendimtare për zvogëlimin e barrës së kancerit dhe si e tillë, kompania ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në iniciativa dhe fushata të ndryshme që synojnë ngritjen e vetëdijes për sëmundjen dhe promovimin e zbulimit të hershëm.

Një nga iniciativat më të spikatura të IPKO-së në këtë drejtim është fushata “Së bashku kundër kancerit”, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe mbështetjen e pacientëve me kancer dhe familjeve të tyre përmes aktiviteteve të ndryshme. Kjo kauzë dhe fushatë do të jetë në fokus të IPKO-s gjatë vitit 2023 dhe do të pasohet me shumë aktivitete dhe iniciativa. Në kuadër të fushatës njëvjeçare, IPKO ka postuar në dyqanet e saj këshilla të ndryshme se si të parandalohet zhvillimi i kancerit, faktorët e rrezikut dhe opsionet e ndryshme të trajtimit. Ky është fillimi i shumë aktiviteteve që do të organizohen gjatë vitit 2023 për këtë kauzë.

IPKO ka vite që është e përfshirë në kontributin në sektorin e shëndetësisë, e veçanërisht në luftën kundër kancerit. Viti 2023 filloi me një sërë donacionesh nga IPKO për Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë dhe Klinikën Onkologjike në QKUK, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kancerit. Kontributet e IPKO-së synojnë të mbështesin institucionet në përpjekjet e tyre për të ofruar kujdesin më të mirë për pacientët me kancer dhe familjet e tyre. Në vitin 2020, IPKO i dhuroi Klinikës së Onkologjisë një sistem të sofistikuar ultratinguj, Philips ClearVue 650, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij. Donacioni ishte pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të IPKO-së për të mbështetur përpjekjet për parandalimin e kancerit dhe zbulimin e hershëm në komunitet. Sistemi i ultrazërit u ka mundësuar profesionistëve mjekësorë të ofrojnë diagnoza më të mira dhe më të sakta, duke çuar në opsione më efektive trajtimi për pacientët.

Përkushtimi i IPKO-së në ngritjen e vetëdijes për kancerin dhe mbështetjen e pacientëve me kancer është një dëshmi e përkushtimit të kompanisë për të bërë një ndikim pozitiv në komunitet. Duke i mbështetur pacientët me kancer dhe institucionet që ofrojnë kujdes për ta, IPKO demonstron përkushtimin e saj në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të barabartë dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për parandalimin dhe trajtimin e kancerit në Kosovë. Për më tepër, përmes iniciativave dhe partneriteteve të ndryshme, IPKO ka treguar se nuk është vetëm një kompani e telekomunikacionit, por edhe një korporatë me përgjegjësi të lartë sociale që cili kujdeset për mirëqenien e klientëve të saj dhe të komunitetit më të gjerë.