75 Mall Live Search
12:43 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / B O

Kthimi i mërgimtarëve, Rohde njofton për kufizimet e reja për hyrje në Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se duke filluar nga nesër Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19.

Kështu do të futen në fuqi kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin e Gjermanisë.

“+++ ME RËNDËSI: Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë +++ Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova +++ Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt  Gjermanisë +++”, ka shkruar Rohde.

Personat që hyjnë Gjermani e që gjatë 10 ditëve të fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet që të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit – të njëjtit që nuk janë vaksinuar ose s’kanë test që janë shëruar nga COVID-19 ose kanë rezultat negativë duhet të karantinohen.

Karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman.