Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025
Statistikat zyrtare për periudhën janar–nëntor 2025 tregojnë se Kosova ka realizuar eksporte të konsiderueshme, kryesisht drejt vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, ndërsa industria e pijeve mbetet sektori dominues i eksporteve.
Sipas statistikave që ka siguruar Zëri nga Dogana e Kosovës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë du vendet ku Kosova ka eksportuar më shumë.
Top 10 shtetet ku Kosova ka eksportuar më së shumti (sipas sasisë):
- Shqipëri – 38,135,646
- Maqedonia e Veriut – 29,299,750
- Turqi – 9,773,293
- Itali – 6,475,230
- Bullgari – 5,647,172
- Serbi – 5,596,684
- Mali i Zi – 4,620,140
- Gjermani – 4,602,711
- Zvicër – 4,270,647
- Suedi – 2,063,812
Këto të dhëna konfirmojnë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tregjet kryesore për produktet kosovare, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e eksporteve shkon edhe në BE dhe Turqi.
Top 10 produktet më të eksportuara nga Kosova (sipas sasisë):
Pije freskuese (ujë me shtesa) – 59,454,548
Ujë mineral natyral, jo i karbonuar – 18,494,324
Birrë prej maltit në shishe – 7,827,529
Produkte të tjera të pijeve – 6,845,923
Pëlhura tekstili (fibra sintetike) – 5,368,161
Produkte të tjera të pijeve (kategori tjetër) – 3,531,365
Pëlhura tekstili (variant tjetër) – 3,057,765
Tulla ndërtuese prej qeramike – 2,940,618
Shishe dhe ambalazh plastik – 2,187,818
Verë e kuqe – 1,233,547
Sipas këtyre statistikave, pijet freskuese, uji mineral dhe birra përbëjnë shtyllën kryesore të eksporteve të Kosovës, ndërsa tekstili, ndërtimtaria dhe ambalazhi industrial zënë një rol të rëndësishëm plotësues.
Të dhënat tregojnë se eksportet e Kosovës janë të orientuara kryesisht drejt tregjeve rajonale, me një prani të qëndrueshme edhe në vendet e Bashkimit Evropian, duke reflektuar strukturën aktuale të prodhimit dhe industrisë vendore. /Zëri

