75 Mall Live Search
17:47 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / LB

Ku do luajnë sivjet, Dardan Berisha e Jan Palokaj?

Afati kalimtar për basketbollistët vendorë është gati të mbyllet.

Kanë mbetur edhe katër ditë deri në fund, ndërsa për dy nga lojtarët që kanë dominuar në plot edicione ende s’dihet nëse kanë nënshkruar me ndonjë ekip të Superligës.

Dardan Berisha dhe Jan Palokaj, janë dy basketbollistët të cilët nuk janë zyrtarizuar nga asnjë klub.

Të dy kanë një karakteristikë që kanë luajtur vetëm për nga dy skuadra të ndryshme në Kosovë, Berisha për Pejën dhe Prishtinën e Palokaj për Prishtinën dhe Yllin