75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / AR

“Ku do shkosh për kurim”, Wanda Nara përgjigjet njëherë e mirë!

Prej disa ditësh ka qarkulluar në mediat e huaja lajmi se Wanda Nara vuante nga leukemia. Modelja së fundmi zhvilloi një bashkëbisedim virtual me fansat, të cilët e pyetën për shëndetin e saj dhe me këtë rast ajo sqaroi të vërtetën.

“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, ishin pyetjet e fansave.

“Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”, u përgjigj ajo.

Sa i përket lajmeve se është me leukemi, ajo shtoi: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”