75 Mall Live Search
20:15 / E Premte, 31 Dhjetor 2021 / AR

Ku do ta presin Vitin e Ri kryetarët e komunave?

Viti i Ri është koha më e mirë për ta kaluar me familjen e me njerëzit që keni për zemër. 

Kryetarët e komunave kanë treguar për Indeksonline se ku do ta presin natën e ndërrimit të viteve.

Alban Hyseni – kryetar i Gjilanit, Vitin e Ri do ta pret në atë komunë, pranë familjes ose në punë.

Bali Muharremaj – kryetar i Suharekës, në ora 00:00 do të jetë në shesh bashkë me emergjencën, me punëtorët e QKMF-së e Zjarrfikësat.

Ruzhdi Shehu – kryetar i Junikut, atë natë do të festojë me familje në shtëpi.

Besim Ilazi – kryetar i Kaçanikut, Vitin e Ri e pret në shtëpi.

Ekrem Kastrati – kryetar i Malishevës, natën e ndërrimit do jetë në shtëpi me familje 

Gazmend Muhaxheri – kryetar i Pejës, po ashtu do festojë në shtëpi.

Fadil Nura – kryetar i Skenderajt, festën e pret në gjirin e ngrohtë familjar./Indeksonline/