18:49 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ku duan të shkojnë më së shumti kosovarët pas liberalizimit

Një hulumtim i ri nga dua.com tregon se Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët:

Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar (28.75%), e përcjellë nga Gjermania (21.5%) dhe Suedia (4.82%).

Një pjesë e madhe e përdoruesve (54.77%) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës.

Çuditërisht, Austria radhitet e 4-ta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Çështja e vizave ka qenë një ndër temat më të përfolura ndër vite, dhe hulumtimi i kryer ka nxjerr në pah disa të dhëna interesante për vendet më të pëlqyera për t’u vizituar nga kosovarët – në kohën ku liberalizimi i vizave nuk ka hyrë në fuqi ende.

Përdoruesit e aplikacionit e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.

Në këtë mënyrë, hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesve nga Kosova brenda aplikacionit – hulumtim ky i cili ka gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Jo vetëm që rezultatet e këtij hulumtimi vijnë në kohën e duhur – me negocimin e heqjes së vizave me 1 janar 2024 – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim mbi interesin e kosovarëve për vendet që duan të vizitojnë nëpër botë.

Një përqindje befasuese – prej rreth 54.77% e përdoruesve Kosovarë – preferojnë rajonin gjermanofolës, duke e bërë atë rajon shumë të popullarizuar.