75 Mall Live Search
20:04 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / S Z

Ku është Kuvendi, është edhe Albena, mandati i radhës si deputete

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, ka arritur të sigurojë edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për angazhimin e saj politik.

Reshitaj është zgjedhur deputete me 19 mijë e 610 vota, rezultat që e rendit ndër kandidatet më të votuara të subjektit të saj politik.

Ky rezultat konsiderohet dëshmi e besimit që elektorati vazhdon t’i japë përfaqësimit dhe punës së saj në institucionet e vendit./Indeksonline/