75 Mall Live Search
20:19 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ku është Lukaku, aty është goli – belgu kalon në epërsi Interin

Sonte është duke u zhvilluar ndeshja mes Genoas dhe Interit.

Pas 45 minutave të parë, skuadra e Inter është duke shënuar fitore me rezultat 0:1, transmeton Indeksonline.

Golin e vetëm për Interin e shënoj belgu, Romelu Lukaku në minutën e 34-të. Asistimin e bëri Christian Biraghi.

Me një fitore të mundshme sonte, Inter do të dal në pozitën e dytë me 76 pikë, katër më pak se Juventus që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/