75 Mall Live Search
13:35 / E Premte, 15 Shtator 2023 / L K

Ku është Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Li Shangfu? S’është parë që dy javë!

Qeveria amerikane tani supozon gjithashtu se ministri i Mbrojtjes Li Shangfu po hetohet për korrupsion të dyshuar. Li nuk është shfaqur në publik për më shumë se dy javë.

Kreu i shtetit të Kinës Xi Jinping gjithashtu ka anuluar disa takime së fundmi.

Pak ditë më parë, ministri kinez i Mbrojtjes duhej të merrte pjesë në një konferencë dypalëshe të sigurisë në Vietnam, por ai e anuloi këtë paraqitje me një njoftim të shkurtër.

Pekini u tha zyrtarëve vietnamezë se kjo ishte për arsye shëndetësore.

Li për herë të fundit u shfaq publikisht në Pekin më 29 gusht, kur mbajti një fjalim në një forum në Afrikë./Indeksonline/