75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ku është prokurorja Fatime Fetai që nuk po del në opinion? E jep një përgjigje Lençe Ristevska!

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë Veriore ka mbajtur një konferencë për media ku është folur rreth ngjarjeve të rastit “Boki 13” në të cilin u është marrë telefoni edhe prokuroreve Katica Janeva dhe Lile Stojanovska.

Prokurorja Ristevska, e cila mes tjerash nga gazetarët është pyetur se pse nuk po paraqitet në opinion prokurorja Fatime Fetai.

Përgjigja e Ristevskës ishte se Fetai për momentin është duke shfrytëzuar pushimin vjetor dhe ky është shkaku i vetëm për mungesën e saj nga opinioni.

Ristevska ka thënë se si PSP nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për dorëheqjen e Janevës. Tërheqjen disa mujorëshe nga opinioni të PSP-së ajo e ka sqaruar si vlerësim të “menaxhmentit të PSP-së” e jo si prezencë të mospajtimeve brenda PSP-së me prokuroren Janeva.