75 Mall Live Search
18:27 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ku gaboi Challandes, a duhet të shkarkohet ai nga Kombëtarja e Kosovës? Flasin njohësit e futbollit në vendin tonë, Sejdiu e Prepolli

Mbrëmë Kombëtarja e Kosovës u mposhtë nga Maqedonia e Veriut me rezultat final në 2:1, në ndeshjen e gjysmëfinales së paly-offit të Ligës së Kombeve, ndeshjen kjo që i dërgonte ata një hap afër Evropianit 2020.

Challandes ishte munduar që të zgjedh 11-shen më të mirë që kishte në dispozicion, por kishte plotë tetë mungesa, shumica e tyre futbollistë që është dashur të luanin në formacionin bazë, shkruan IndeksOnline

E për të treguar më mirë se si shkoi ndeshja e mbrëmshme e Kosovës, ku ishte gabimi i Challandes dhe sa a do të duhet të shkarkohet ai nga Kombëtarja jonë, IndeksOnline ka biseduar me dy njohësit e futbollit në vendin tonë, Gani Sejdiun dhe Arsim Prepollin.

Sipas Sejdiut, mungesat ishin ato që ndikuan te Kombëtarja jonë, por që thotë se është kundër shkarkimit të trajnerit zviceran, Bernard Challandes.

“Unë nuk di të përgjigjem se ku gaboi Kosova, sepse morëm dy gola të evitueshëm dhe me pak fat dhe përqendrim më të madh mund ta kishim fituar takimin. E them këtë sepse nga pikëpamja ime e pashe një Maqedoni shumë të kujdesshme por edhe shumë të frikësuar në fushë e cila nuk kishte siguri në veten e saj, gjë të cilën ne nuk ditëm ta shfrytëzonim si duhet”, tha fillimisht ish-trajneri i Drenicës

“Kosova bëri gjithçka për ta fituar lojën, por jo mjaftueshëm, sepse në këto takime duhet shumë përqendrim, angazhim dhe profesionalizëm në fushë në të gjitha aspektet. Mendojë se lojtarët tanë duhet t’i përkrahim dhe t’i motivojmë për të ardhmen, sepse e meritojnë pavarësisht humbjes, pasoje e se cilës është edhe eksperienca jo e mjaftueshme e cila me kohë do të fitohet, por duke i këshilluar se paraqitja e secilit për Kombëtaren është e shenjte, dhe se vetëm si grup i bashkuar dhe me kësi mentaliteti, ku primar është interesi Kombëtar e pastaj personal në fushë.

Sejdiu vazhdoi tutje, ku tha se Kombëtarja e Kosovës ka futbollistë të talentuar dhe ajo se çfarë duhet bërë kosovarët është të vazhdojnë t’i përkrahin fuqishëm.

“Këta janë një grup shumë i talentuar dhe duhet pritur, përkrahur dhe besuar në ta, sepse Kombëtarja jonë ka të ardhme të sigurtë. Te gjithë në duhet te tregohemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm me opinionet tona, edhe pse jemi të mërzitur, por lojtarët tanë duhet përkrahur, sidomos ata që e meritojnë.


I pyetur se si është dashur që Challandes të filloi në këtë takim dhe se a duhet që ai të shkarkohet, Sejdiu dha një përgjigje finale dhe të prerë.

“Sa i përket sesi është dashur te startojmë atë me së miri e ka llogaritur selektori duke u bazuar në shumë faktor, dhe nuk kam të drejtë me jap mendim për këtë. Dhe se a duhet të ndërrohet trajneri, absolutisht jam kundër,sepse duhet te tregohemi te durueshëm dhe t’i japim kohë deri në momentin kur ekziston mundësia”, tha ai.

E për të na treguar se si e pa ndeshjen e mbrëmshëm, si e cilëson ai lojën e djelmoshave tanë në fushën e “Todor Proeskit” ndaj Maqedonisë së Veriut, IndeksOnline ka kontaktuar edhe me ish-trajnerin e Prishtinës, Arsim Prepollin.

“Qysh në fillim para ndeshjes me Maqedoninë unë mendoj qe ishim te pafat me gjitha përpjekjet qe ka bërë FFK në amabasada për t’i liruar lojtarët si Rrahmani, Muriqi e Milot  Rashica nuk i lejuan dhe patjetër që ishin mungesa e madhe e jona. Kur e marrim parasysh se çfarë lojtar janë”, tha fillimisht Prepolli.

“Loja si lojë filloj mirë sidomos në 15 minutat e para, mandej pranuam një autogol pafat, por prapë u rikthyem me golin e Hadergjonaj por pas barazimit disi mu duk sikur e morëm vetën por, prapë në ndërprerje nuk u vendosem mirë dhe pësuam golin e dytë.  Nuk mund të them që lojtaret nuk dhanë maksimumin, por disa futbollistë nuk ishin edhe mirë me përgatitje  fizike sa arrita me e vrejtë,  po sido qe te jetë, ne duhet t’i përkrahim, për momentin ky është kapaciteti ynë”, tregoi ai.


Kujtojmë se Kombëtarja jonë mbanë një bilanc negativ në gjashtë ndeshjet e fundit, me 5 humbje dhe një barazim./IndeksOnline/