75 Mall Live Search
13:49 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / MSH

“Ku i ki ata fëmijët”/ Haradinaj kërkon me ngulm nga Dehari vijimin e seancës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, që të vijojë me seancën për konstituimin e Kuvendit.

I ngritur në këmbë, pak i nervozuar, Haradinaj i drejtohet Deharit me fjalët: “O axhi Avni, nise seancën. Ku i ki ata fëmijët…”, duke iu referuar LVV-së.

Kuvendi është duke qëndruar për 30 minuta në pauzë, duke i dhënë kohë Komisionit për verifikimin e mandateve që të përpilojnë raportin e ri për konstituim.