75 Mall Live Search
13:47 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Ku i la 17 milionë euro Autoriteti i Aviacionit Civil?

Për një biletë aeroplani, për ndonjë destinacion drejt Evropës e më larg, qytetarët e Kosovës paguajnë shumë më shtrenjtë krahasuar me vendet fqinje.

Çmimet e biletave janë të larta si shkak i tarifës së Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe gjithashtu i çmimit të përfolur 0.12 euro për njësi për kerozinë nga “Limak”-u dhe “Exfis”-i, kështu pretendon drejtori general i AAC-së.

Nga ana tjetër, Autoritet i Aviacionit Civil pa ofruar asnjë shërbim konsultimi në industrinë e aviacionit në vend ngarkon shërbim konsultimi në industrinë e aviacionit në vend ngarkon tarifën 2 euro secilin udhëtar në shkuarje, i cili udhëton nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Vlen të përmendim faktin se duke u bazuar në tarifën e rregulluar nga AAC-ja çdo kompani ajrore duhet ta rrisë për 2 euro çdo çmim të biletës si “Pagesë për sigurinë”, gjë që e rrit drejtëpërdrejt çmimin e secilës biletë direkt nga ky autoritet. Ndryshe, tarifa në fjalë aplikohet nga secila kompani ajrore dhe bazuar në kontratën e Partneritetit Publiko Privat grumbullimi i saj realizohet nga “Limak”-u pa ndonjë përfitim shtesë dhe transferohet direkt tek AAC-ja.

Nga viti 2011 deri në vitin 2020 AAC-së ju kanë transferuar gjithsej 17 milionë euro. Nuk ekziston asnjë informatë se si është shpenzuar kjo shumë parash nga AAC-ja përveë shpezimeve të udhëtimeve ndërkombetare dhe trajnimive të stafit. Në Evropë nuk ka asnjë shembull tjetër ku një AAC aplikon tarifë shtesë për veten e saj.

AAC-të janë zakonisht agjenci të shërbimeve publike dhe si të tilla duhet të jenë organizata jo fitimprurese. Gjithashtu drejtori i përgjithshëm i AAC-së Bujar Ejupi i ishte shkëputur kontrata e punës për arsye të mosprezencës në punë për gati 6 muaj me radhë dhe atij iu ishte shkëputur marrëdhenia e punës edhe nga ASHNA-ja.

Njëherit edhe caktimi i tij drejtor i përgjithshëm në AAC nuk ishte në përputhje me Ligjin e aviacionit cilit të Kosovës .

Viti- Të ardhurat

2011  € 1,422,302.00

2012 € 1,527,134.00

2013 € 1,628,678.00

2014 € 1,406,204.00

2015 € 1,549,330.00

 2016 € 1,744,202.00

 2017 € 1,885,136.00

2018 € 2,161,874.00

2019 € 2,369,766.00

 2020 € 1,116,632.00

Totali € 16,811,258.00 Tarifa e AAC për Sigurinë Përjashtimet : foshnjet , ekipi i fluturimit , udhëtaret me destinacion të ndryshuar jashtë vullnetit të tyre 2 EURO për pasagjer në shkuarja “