“Ku je ti unë vi”, Ledri dhe Elvana e kanë gati “ëmbëlsirën”

Të gjithë po e presin bashkëpunimin e Ledrit me Elvanën!
Dyshja ka bashkëpunuar disa herë, e suksesi në ato projekte ka qenë i padiskutueshëm, raporton Indeksonline.
Edhe një herë, të dy në kulmin e suksesit, kanë bashkuar forcat për një tjetër duet.
“No Love” quhet kënga që “njëshi” i hip-hopit dhe “njëshja” e popit do e publikojnë të premtën.
Kështu paralajmëroi edhe Ledri.
“Ku je ti unë vi të premtën. Kah ora 6 pm” shkroi Ledri.